• |
ide | kryesore

LISTA/ 12 gazetarët që kanë kërkuar azil politik jashtë vendit

Lajme, Të fundit

“Janë 12 gazetarë që kanë përfituar apo janë duke ndjekur procedurat për azil”. Kështu deklaroi Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Po sipas Çipës, 34 gazetarë të tjerë janë larguar nga Shqipëria duke fituar lotari dhe duke aplikuar për shtetësi.

Preteksti i të gjithë kërkesave është pamundësia për të jetuar në kushte sociale ekonomike dhe informalitetit në skenën mediatike shqiptare. Vendet më të kërkuara nga gazetarët janë Franca, Suedia, Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Norvegjia.

“Bëhet fjalë për pakënaqësi për sistemin e pagave, për nivelin e pagave, për vonesën e tyre. Gazetarët në Shqipëri, në shumicën e rasteve, nuk marrin orët shtesë, nuk paguhen për vështirësisë për detyrimet financiare që përballojnë në kryerjen e profesionit në itinerare të ndryshme. Në shumicën e rasteve nuk u mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë dhe një pjesë e tyre kanë vendosur të largohen nga vendi”, thotë Çipa.

Shqipëria numëron 75 televizione dhe 800 media online që janë hapur në 5 vitet e fundit. Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë, sipas statistikave që disponon Unioni i Gazetarëve. /tch

Emrat e gazetarëve që kanë kërkuar azil

1- Telnis Skuqi (korrespondent i Gjirokastrës)
2-Fatos Mahmutaj (gazetar kronike, ABC)
3-Gerti Xhaja (gazetar kronike, Neës 24, A1 Report)
4- Mirjeta Ngjela (prezantuese, bashkëshortja e Gerti Xhajës)
5- Arben Vata (redaktor Klan, TCH, analist në Mapo)
6- Ledja Canaj (gazetare ABC)
7-Ismail Xhaferi
8- Florjan Papadhimitri (gazetar ekonomie)
9- Syrjeva Berberi
10-Sokol Peca (kameraman)
11-Hamza Hatika (fotograf)
12- Bled Delia

2 Comments

  1. E ka radhen te kerkoje azil tani dhe -Artan Hoxha zedhensi i banditeve dhe trafikanteve .Shikoeni kur te dale dhe te thote per vrasjen e Memaliait qe eshte vrare per pronat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu