• |
ide | kryesore

Opozita në bojkot, mazhoranca voton pro zgjatjes së komisionit për Tahirin

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur sot kërkesës së drejtuar nga Partia Demokratike, duke votuar pro shtyrjes së hetimeve për Komisionin Hetimor Parlamentar kundër Saimir Tahirit.

Ditën e djeshme në një kërkesë zyrtare, kreu i këtij komisioni, Edi Paloka, kërkonte shtyrje të veprimtarisë së këtij komisioni, pasi sipas tij hetimet ishin penguar.

Sot Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD, edhe pse kjo e fundit së bashku me partitë e tjera opozitare nuk ishte në votim, duke e miratuar zgjatjen e hetimeve me 73 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.

Votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërsa Votat abstenim ishin Alket Hyseni dhe Elena Xhina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *