• |
ide | kryesore

Panucci lëshon sfidën: “Jemi gati për Izraelin”

Sport



Shqipëria ka mbyllur përgatitjet për debutimin në Ligën e Kombeve kundër Izraelit dhe tani duhet pritur të shohim nëse tekniku Christian Panucci kishte të drejtë: do të jetë Shqipëria e vërtëtë: “Uroj që të kthehemi dhe të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë” shmangu përgjigjen italiani, që me vendosmërinë e dikurshme kur luante në fushë, nuk shmangu gatishmërinë për të sfiduar Izraelin në Elbasan Arena. “Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar ndeshje” u shpreh Panucci.

Italiani i ka besuar mbi të gjitha eksperiencës. E ka thënë e rithënë se nuk janë kushtet ideale për të bërë formacionin ideal, por përmes përvojës së lojtarëve si Ansi Agolli, që do të jetë përsëri kapiten i kuqezinjve në sfidën me izraelitët. “Ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vimë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë” deklaroi 37 vjecari.

Sigurisht mes zgjedhjeve të Panuccit, motiveve dhe shpjegimeve ka vend për spekulime, por kjo është gjëja e fundit për të cilën Shqipëria ka nevojë në këtë moment, ndaj dhe Panucci mundohet të përqendrohet tek ndeshja. “Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën dhe meqë duhet një shpjegim, Kaçe nuk është se ka luajtur shumë” tha Panucci.

Liga e Kombeve është përcaktuar menjëherë nga tekniku si fondamentale për Shqipërinë, në ambicjet për të arritur edhe njëherë në finalet e kampionatit Europiane, por kapiteni Agolli mendon se ndeshjet duhen marrë me radhë, sepse objektivat arrihen në fund. “Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës”.

Tekniku italian nuk ka vendosur asnjëherë të njëjtin formacion në fushë që kur ka ardhur në krye të kombëtares kuqezi, pak a shumë si Sampaoli tek Argjentina, vetëm se sigurisht shpresojmë që për italianin gjërat të shkojnë ndryshe. Është deri diku normale të ndryshosh në daljet e para për të njohur sa më mirë skuadrën e sa i përket Panuccit këtë nuk e sheh si pikë të dobët, përkundrazi… “Do të shohim nesër kush do të zbresë në fushë. Kemi punuar me lojtarët me eksperiencë. Të shohim tani se çfarë do të ndryshojë në formacionin e Shqipërisë në ndeshjen e nëntë” tha Panucci pa zbuluar asgjë nga zgjedhjet e tij anti-Izrael.

Momenti delikat nuk e shqetëson italianin, ashtu si dhe fakti që skuadra që i vjen përballë është ndryshe nga ajo me të cilin kuqezinjtë u ndeshjen herën e fundit: “Nuk kam shumë informacion por ka lojtarë që i njoh. Zahev është një lojtar i fortë. Pastaj është edhe futbollisti i mesfushës me shumë me eksperiencë, Naço, – vlerësoi tekniku. Edhe prapa kanë futbollistë të fortë”. Pas një serie negative në përfaqësimet e fundit, për më tepër me 7 ndeshje rradhazi ku kuqezinjtë pësojnë gol, Izraeli dhe Skocia mund të jenë ndeshjet që vendosin të ardhmen e italianit, vetëm se kjo është e fundit gjë që e shqetëson Panuccin: “Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *