• |
ide | kryesore

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, policia ‘blindon’ edhe Beratin, kontrolle për goditjen e grupeve kriminale

Lajme, Të fundit



Policia ka shtrirë operacionin e saj kundër grupeve kriminale në vend. Kështu, pas Shkodrës dhe Elbasanit i vjen radha Beratit.

Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *