• |
ide | kryesore

Prapaskena: Tare bindi Milinkovic Savic të refuzonte 8 milionë euro në Francë

Sport



Ishte ëndërra e gjysmës së Europës, por në fund Sergej Milinkovic-Savic qendroi tek Lazio dhe është gati të rinovojë kontratën e tij në skadencë në 2022 me pagesë të dyfishuar, nga 1,5 në 3 milionë euro në vit. E megjithatë ishte mundësia që serbi të fitonte shumë më tepër: “Shumë skuadra e kërkuan Sergej e prezantuam tek Lazio disa oferta shumë interesante. Në Francë i propozuan 8 milionë”, zbuloi menaxheri i tij Mateja Kezman.

Nuk duhet shumë të kuptohet se pas shifrës duhet të jetë Paris Saint Germain, por Kezman bëri të ditur se Lazio është aq e preferuar për Sergej sa edhe perballë një oferte të tillë nuk e ka shtyrë asnjëherë Drejtorin Sportiv Igli Tare për ta shitur. “Lazio refuzoi ofertat dhe ne nuk insistuam për shitjen, sepse Seregj në Romë ndihet mirë”.

Cfarë e bindi Milinkovic-Savic të qendrojë bardhekaltër? Përgjigjia është në fjalët e Kezman: “Lotito e Tare na bindën se kërkojnë të arrijnë në Champions League e se Sergej është lojtari kryesor për të arritur këtë objektiv”.

Një vit tjetër të paktën në Romë, pavarësisht se rinovimi është fare pranë gjë që do të shërbejë për të rritur edhe më shumë cmimin e mesfushorit. “Nëse për një portier paguhet 70-80 milionë – u shpreh ish-sulmuesi i Psg duke iu referuar Kepa e Alisson – Sergej nuk mund të vlejë më pak se 100 milionë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *