• |
ide | kryesore

Shtatë gola në tre ndeshje, Barcelona do Lewandowskin e ri për sulmin

Sport



Barcelona po ndjek me kujdes sulmuesin e Genoa, Krzysztof Piatek, pas një start sezoni elektrizues të polakut, sipas të dhënave që vijnë nga Italia. 23-vjecari ka shënuar 7 gola në tre ndeshjet e para të Serie A, ku është transferuar në verë për shumën e £3.8 milion nga Cracovia Krakow.

Në 11 gusht Piatek shënoi poker në portën e Lecce në Kupën e Italisë, përpara se të shënonte një tjetër në fitoren 2-1 kundër Empoli në debutimin në kampionat. Të dielën e fundit sulmuesi shënoi dygolësh në humbjen 5-2 ndaj Sassuolo.

Merkato Europiane është e mbyllur deri në janar por sipas Secolo XIX klubi i La Liga po sheh me shumë interes sulmuesin e Genoa të cilin e konsideron si Lewandowski e ri.

Piatek shënoi 21 gola në kampionat sezonin e kaluar në Poloni përpara se të kalonte në Itali ku po vihet në evidencë menjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *