• |
ide | kryesore

Tensioni për armët bërthamore, konfirmohet samiti i dy Koreve

Planet



Udhëheqësit e dy Koreve do të mbajnë këtë muaj një samit në Penian.

Konfirmimi nga Seuli vjen pasi lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka përsëritur se do të angazhohet për denuklearizimin e gadishullit.

Samiti, i treti me radhë midis Kimit dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, do të zhvillohet nga data 18 deri më 20 shtator.

Kim është zotuar për denuklearizim qysh pas takimit historik me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin qershor.

Por, marrëveshja e tyre është kritikuar për mungesë detajesh dhe shumë vëzhgues kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar zonat bërthamore dhe raketore.

Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *