• |
ide | kryesore

Vrasja e 14-vjeçarit në Laç, pas autorit 15-vjeçar arrestohet edhe babai nxitës

Lajme, Të fundit



Policia e Laçit ka arrestuar babain e adoleshentit 15-vjeçar që vrau shokun e tij minoren në Fushë Mamurras mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se ai ka nxitur të birin të bëjë vrasjen, ndaj po hetohet për të faktuar këtë detaj.

Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merrë thiken vrite ose nuk je djalë.

Konflikti mes adoleshentëve ka qenë i çastit dhe fillimisht ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të  qëndrojnë në burg bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *