• |
ide | kryesore

Vrasja mafioze në Memaliaj, viktima kishte denoncuar parcelat me kanabis 10 ditë më parë te SHÇKB-ja

Lajme, Të fundit



Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliajt të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç.

Muho u gjet i pajetë në Rabie të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte. Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese. Burime pranë grupit hetimor thanë për “PANORAMA” se rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Sinjalizimi i SHCKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.

Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku./Panorama



2 Comments

  1. Le te na dalin prape zedhenesit e qeverise per rezultate kunder krimit. Keta s;kane turp. se krahasohen me vitin 2012, jo me vjet e sivjet, e dje dhe sot. Keshtu e kane stilin e punes te trasheguar, e keshtu nuk pritet ndonje suprize rezultati nga ata qe e ngriten dhe frymezojne banditizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *