• |
ide | kryesore

Vrasja me armë zjarri e 27-vjeçarit në Mamurras, zbardhet emri i autorit

Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras (6 shtator 2018). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, afër xhamisë së qytetit, ku shtetasi Indrit Pepa është plagosur me armë zjarri. 27 vjeçari, banues në Mamurras, është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë.

Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit Azis markola 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë në Mamurras në harkun e pak orëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *