• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Neymar ka qarë për tu kthyer tek Barcelona

Sport



Barcellona është si shtëpi për Neymar, që duket se ia ndjen mungesën dhe shumë madje. Braziliani, që u largua nga Katalonja verën e shkuar për të firmosur me Paris Saint-Germain, është penduar për zgjedhjen e bërë, pas kontradiktave edhe pse tani të zgjidhura me Cavani. Telefonata, lot në dhomat e hotelit me ish-shokët dhe miqtë e tij tek Barcelona dhe tentativa sekrete për tu kthyer në Katalonjë, vetëm se ka një mur për të kapërcyer: dëshirën e klubit spanjoll.

Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, asi brazilian ëndërron rikthimin në Barcellona, qytet në të cilin është rritur në Europë deri në lamtumirën dhe firmën për klubin spanjoll. I tradhëtuar nga ambicja për të jetuar një karrierë larg hijes së Lionel Messi, e nga dëshira për të firmosur një kontratë stratosferike, Neymar tani do të kthehet në Spanjë. është e vërtetë se Real Madrid e ka vënë në shënjestër për merkaton e ardhshme, por O’ Ney preferon përpara se gjithash të luajë përsëri në Camp Nou.

Një kërkesë e brazilianit i është dërguar drejtuesve të Barcelonës. Telefonata dhe lot bashkë me ish-shokët e skuadrës gjatë vizitës surprizë javën e kaluar në Ciutat Esportiva. Por rruga për rikthimin është totalisht në ngjitje. Barcellona nuk ka ndërmend të hapë një tratativë me klubin parisien për Neymar, largimi i të cilit në atë kohë nuk i pëlqeu fare drejtuesve të klubit. Ky motiv dhe sforco e bërë në mekato për të gjetur zëvendësuesit e duhur të brazilianit kanë bërë që Neymar të mos jetë më në programin e katalanasve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *