• |
ide | kryesore

Arta Marku bën sikur lufton krimin, mbledh në takim drejtuesit e prokurorive: Dorëzoni listën e personave në kërkim

Lajme, Të fundit

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.


Në njoftimin e Prokurorisë tuhet se në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.


“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre”, sqaron Prokuroria në njoftimin e saj.

Po ashtu, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatëse

3 Comments

  1. Kjo nuk eshte as per te ngrohur veze, e jo me te zbatoje ligjin. Eshte vendosur si pule pa pupela, me dore te politikeskeqe, andaj kjo pritet nga ajo bibe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu