• |
ide | kryesore

Arta Marku bën sikur lufton krimin, mbledh në takim drejtuesit e prokurorive: Dorëzoni listën e personave në kërkim

Lajme, Të fundit



Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.

Në njoftimin e Prokurorisë tuhet se në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre”, sqaron Prokuroria në njoftimin e saj.

Po ashtu, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatëse



3 Comments

  1. Qe kur ka ardhur asgje konkrete. Pervec kesaj, kjo nuk di dhe te sherbej. Ka vendosur ta haje turpin me buke.

  2. Kjo nuk eshte as per te ngrohur veze, e jo me te zbatoje ligjin. Eshte vendosur si pule pa pupela, me dore te politikeskeqe, andaj kjo pritet nga ajo bibe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *