• |
ide | kryesore

Asgjë e re nga Asambleja, Rama ishte futur në rol. Përveç tij, të gjithë kanë faj për keqqeverisjen

Lajme, Të fundit



Të gjithë kanë faj për keqqeverisjen, përveç meje! Ky ishte i gjithë thelbi i fjalimit të gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Me tone të larta dhe fraza të zgjedhura me kujdes, Rama u fut në rolin që e kemi parë shpesh, aq më tepër në prag fushatash elektorale dhe përsëriti të njëjtin fjalim bajat. Ai shkarkoi gjithë dështimet e veta në këto 5 vjet tek ca drejtorë e nëpunës të administratës; akuzoi deputetët dhe kryetarët e partive që hartojnë lista punësimesh të njerëzve të tyre; qesëndisi Niko Peleshin dhe i kërkoi të shkonte të flinte nëpër fshatra pranë fermerëve, kërkoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit përse kishte akuzuar policinë për paaftësi.

Pra, kanë të gjithë faj përveç Edi Ramës. Të njëjtën strategji ai e përdori edhe në fushatën e vitit 2017. Justifikimin për dështimet e veta gjatë mandatit të parë e gjeti tek LSI-ja.  Ai u tha shqiptarëve nga veriu në jug se gjërat nuk ecnin si duhet për shkak të LSI-së, për shkak të tepsisë dhe se atij i duhet timoni i vetëm. Tani që e ka marrë timonin i vetëm pas një viti, Edi Rama shfaqet sërish duke bërë teatër. Shkarkon gjithë përgjegjësitë te administrata, deputetët apo kryetarët e pagdhendur të PS-së. Ndërsa hesht apo i relativizon ato çështje për të cilat nuk ka çfarë të thotë. Fjala vjen tek kriminaliteti. Për kryeministrin në Shqipëri s’ka krim të organizuar, por ka vetëm ca rrugeçër që bredhin.

A thua se vrasjet në seri në Shkodër nuk janë bërë nga bandat kriminale, a thua se vrasja e informatorit të policisë dje në Memaliaj nuk u bë nga bandat e kanabisit të lidhura me Policinë e Shtetit. Janë plot çështje të tjera që ilustrojnë keqqeverisjen e tij në këto pesë vite, por si gjithmonë i vetmi që nuk ka përgjegjësi është Edi Rama. Ky populizëm banal i kryeministrit, sado bukur të paketohet përmes batutave dhe frazave shpotitëse, nuk mund të mbulojë kurrsesi realitetin që sot shohin dhe prekin shqiptarët.

©LAPSI.al 



5 Comments

  1. Rama eshte i madh. Vetem i duhet me shume kohe te tregoj veten. Une them ta leme nja 50 vjet, se e tall trapin bukur me ne.

  2. Po ca prisni o njerez, nga nje klloun politik?!! Kane ardhur per te vjedhur, vodhen qe diten e pare qe shkelen ne pushtet. Mbrojne interesat e tyre, sigurojne 4-5 breza dhe asnje gjembe ne kembe nuk i hyn. Kjo eshte Shqiperia. Parajsa Europes, ku mund te vjedhesh, besh trafik, abuzosh me pasurite publike, jip tendera pa gare, bazhdojne skemat PPP, dhe ne fund respektohesh si i bukur, si politikan klasi, si njeri qe flet bukur, vishesh bukur.
    Injoranca eshte fatkeqesia me e madhe e nje populli.
    Mbase jemi pak, se juk mund te shpjegohet ndryshe.

  3. Therret hajduti kapeni hajdutin. O drejtor dhe deputete, ministra , kryetare bashkish, ju lutem mos e genjeni me Ramen. Keni gjet nje njeri te ndershem, dhe po abuzoni. E lini gjithe naten pa gjume. Pasuroheni ne kurriz te Rames, dhe Rama sdi gje. Mosmirenjohes.

  4. I drejtohem atij drejtorit vogel, shefit , atij specialistit thjeshte po e beni balte. E kuptoni qe po i rrezikoni Rames vendin e punes. Jeni bere si ai krimbi, qe po hani dhe gerryeni milingonen Rama. Perfitoni se nuk dukeni, por do vij nje dite, sado e larget te jete, qe Rama do ju kuptoj. Dhe atehere do jete vone per ju. Kurse per Ramen do jete si dita e pare e punes. Ta qaj hallin Z Kryeminister. Administrata abuzon me ndershmerine tende dhe vjedh. Sa me i ndershem ti, aq me shume vjedhin keta, te poshterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *