• |
ide | kryesore

Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve

1, Ide

Lulzim Basha ka hedhur në treg një tjetër propozim qesharak atë për të bërë vettingun e politikanëve të lidhur me krimin. Për këtë ai ka thënë se do t’i propozojë kuvendit edhe disa amendamente kushtetuese që deputetët t’i nënshtrohen të njëjtës “gjueti shtrigash”, njësoj si prokurorët dhe gjykatësit.

Por, ideja e lëshuar papritamas, madje e mbështetur edhe nga kundërshtarë të fortë të tij, nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një budallalëk me brirë.

Lexo më tej:

Vetting politikanëve/ Rama i kthen përgjigje Bashës përmes Twitterit: Sa më parë

Po t’i besosh sado pak propagandës që bën prej kohësh PD-ja kjo nismë është thjeshtë utopike dhe e pa arritshme.

Si mund të pretendojë sot një opozitar, i cili këmbëngul se Edi Rama ka kapur tërësisht edhe institucionet e Vettingut, që janë në monitorim të fortë ndërkombëtar, të besojë se kjo mazhorancë do të angazhohet kundër vetes së saj?

Si mund të imagjinojë ai, se amendamentet e reja kushtetuese që kërkojnë një shumicë të cilësuar do arrijnë të bëjnë bashkë me votat e demokratëve edhe ato të socialistëve?

Si mund të ëndërrojë ai, edhe nëse kjo ndodh falë ndonjë presioni hipotetik ndërkombëtar, që edhe pasi t’a votojnë, socialistët nuk do t’a minojnë këtë proces?

Pra, Lulëzim Basha duhet të ishte i ndërgjegjshëm se kjo as nuk ka gjasë të ndodhë dhe as mund të kryehet kurrë, për sa kohë Edi Rama është në pushtet.

Po atëherë pse e hedh idenë në treg? Thjeshtë për të gënjyer publikun, apo se është një naiv i pashërueshëm që beson tek paktet me kundërshtarin?

Kësaj dileme mes Bashës mashtrues, apo të papjekur, dikush më dashamirës ndaj tij mund t’i shtonte edhe një të tretë: atë të njeriut që beson tek armët me të cilat politika luhet në perëndim. Sipas këtij versioni, megjithëse ai është i ndërgjegjshëm se kjo sfidë nuk realizohet, kreu i PD-së nuk këmbëngul kot në të. Ai kërkon t’a shndërrojë këtë betejë në një vijë demarkacioni mes të mirës dhe të keqes. Ai e di që socialistët nuk e përballojnë dot këtë sfidë, prandaj e hedh atë në treg për të fituar besimin e publikut, për kredibilitet përpara njerzve, në fund të fundit, për të treguar se kush është pro krimit dhe kush e lufton atë.

Po në pikën që kanë arritur gjërat në Shqipëri, pyetja që shtrohet është: edhe sikur të jetë kështu, a është efikase kjo rrugë? A mjafton fitorja e betejave të tilla për të ngadhënjyer në luftën finale?

Natyrisht që jo. Sepse Basha e ka provuar dhe vetë që kjo gjë nuk funksionon. Në çdo vend normal të globit, një pushtet që do ishte mundur edhe në betejën e dekriminalizimit (me mbi 20 të zgjedhur të nxjerrë nga politika) edhe në betejën e kanabizimit (ku kreu i rendit rrezultoi i lidhur me trafikantët), do t’i kishtë mbledhur valixhet me kohë.

Por në një arenë si Shqipëria, ku më tepër se votuesit luajnë rrol paratë e oligarkëve, të fortit e dalë nga burgu dhe televizionet servise të qeverisë, të fitosh sfida të tilla politike është krejt e padobishme.

Pra në këtë kuptim, ideja e Bashës për vettngun e politikës është totalisht shterp: e para se është e parealizieshme dhe mbi të gjitha sespse tashmë është ezauruar koha për të luftuar me mjete normale politike.

Kjo qeveri nuk mbahet më në këmbë, as se është e besueshme, as se ka simpatinë e njerzve dhe as se ka mbështetjen e tyre. Ajo qëndron në zyra sepse ka kapur pushtetin financiar, mediatik dhe kriminal.

Prandaj me të nuk konkurohet, as me gjeteje ligjore, as me lëvizje shahisti dhe as ngrënje gurësh në damë. Me të janë të pafrytshme lojrat mbi tavolinë. Për të pasur shpresë të fitosh ndaj saj, duhet përmbysur tyeza.

Sa më shpejt Lulzim Basha t’a kuptojë këtë, aq më parë do t’i japë fund propozimeve fëmijënore, si ato për vettingun e politikanëve. Sa më vonë që kjo të ndodhë, aq më shumë ai do vazhdojë të jetë fasada fallco e një rregjimi.

©Lapsi.al

19 Comments

  1. Bushat thelbin e shkrimit tënd mund ta përmblidhje vetëm me fjalinë e fundit: Të përmbyset tryeza, por në fakt ideja për veting të politikanëve është më emergjente se vetingu i drejtësisë, sepse në këta 28 vite ka qenë politika ajo që ka fëlliqur gjithçka.

  2. Je i pasaktë Bushat, do të ishte bllof nqs PD dhe Lulzim Basha do të ishin të paktën njëlloj të kriminalizuar sa rilindja, jo më që PD dhe PS janë shumë më të pastërta se rilindja.

  3. Andi njelloj si tosi te dy jane mercenare te berishes kane dale mendsh! Ka ardhur koha qe “haka te veje tek i zoti”! Kush ka vjedhur vrare tradhetuar Shqiperine te dale para ligjit!

    1. Nuk i beni dot balle tundimit per te permendur Saliun apo jo? Ne vend te parullave naive si “haka tek i zoti” pyetja qe duhet shtruar me te drejte: a do ishte procesi i vettingut te politikaneve i pavarur nga politika? Jam 100% i sigurte qe komisioni i”pavarur” i vettingut politik, do nxirrte pa pike dyshimi qe Saimir Tahiri nuk ka asnje lidhje me drogen dhe qe vellai i Fatmir Xhafes nuk ka qene kurre i denuar ne Itali!

      1. Po kush jane Tahiri dhe Xhafaj para liderit historik vrasesit dhe tradhetarit kriminel sali! Si mund te jete vettingu “i pavarur” me liken sdhe saliun dhe ramen! Ju jeni aq injorante sa mendon qe shqiptaret kane mbaruar!

  4. NGA (POLITIKANET & JURISTET):
    Vetem (UNË & AJOLA) do dalim shume te paster nga VETTINGU.
    Sepse e kemi te justifikuar Gjithe Pasurine me (SHITJEN E FIKUT).

  5. Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ———————————————————
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në kétë Vend.
    ——————————————————–

  6. Shpesh kam qene dakord me shrimet e tua po ketu ja fut kot. Per mua idea e vettingut ne politike eshte e mire dhe e nevojshme per gjendjen ku eshte katandisur ky vend. A eshte zgjidhje perfundimtare apo jo kete nuk mund ta them, por nuk mund te sulmohet nje nisem/projekt ligj pa filluar akoma te vihet ne zbatim.

  7. Vetingu ne politike, me kete sistem zgjedhir qe kemi, eshte amnisti ne politike.
    Me te ndyret do dalin te paster dhe do na cajne trapin edhe nja 20 vjet te tjera.

  8. Ky te dhi gazit,Nano jeton me pension 350 euro/muaj ne Viene ne alamet vile,po Taci jeton ne zurih duke pere palle neper plazhe,po Baca qe jeton “me qera” tek pallati i vajzes,po ky apo ai ..njelloj jane.hajdut te pasur dhe qelbesira.Shkrim koti ,dihet qe pushteti dp bej rotacion hajdutesh.

  9. Amerikoni ka per tja hape sumen politikejve shqyptar me krijimin e spak ,bkh, prokurorise speciale.I ka zon fryka nga drejtsia amerikone pranej lujn rolin e shejton budalles.Skan ku ti mcefin miliarda euro kesh qi I kan grabit shqyptarve per 26 vjet.

  10. O bushat je naiv apo Ben vete puna nuke eshte abeson basha te vetingu puna eshte me i heqe rames togefjalshin ja cfare te beje une kure ska ligje me heqe xhafen kurse ti ibie nga kina

  11. Saliu nano meta luli rama fatmiri monika majko noka pollo mediu shkelzeni argita olsi dhe te tjere te kerkojne ne menyre vullnetare veting sapo te ngrihet byroja e hetimit po te kene bythe ndryshe te ikin dhe te mbyllin Halene.

  12. O bushat ,e bere si blushi dhe je si ai

    Shan e shan ramen ne kuvend dhe me pas behet zedhenes i tij

    per para beni cdo gje

  13. Po ky sikur e beri nje shkrim para dy diteve per kete fare vetingu .S’paska gje Bushati ,ja fut kot se ka perballe Frangajn nga o cili kurre dhe kurre nuk shpeton dot.

  14. O bushat epe që basha sja futi kot direkte doli Balla dhe spranoi po te ishte kote rama do vazhdonte lojen tsni ti ku futesh ke Ai që ja ka fut kot apo utregove naiv kete spo kuptoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu