• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Miku i Fatmir Xhafës u vë gjoba bizneseve në Pogradec

Lajme
pogradec.jpg



Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar tek Sali Berisha një rast gjobëvënie, ku njerëz pranë zyrtarëve të lartë ju vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve duke i kërcënuar.

Denoncuesi zbulon se një person që dyshohet se ka mbështetjen e Fatmir Xhafës përdor dhunën dhe terrorizon pogradecarët, por askush nuk ankohet pasi i frikësohen këtij personi i cili, sipas denoncuesit, ka mbështetjen e policisë.

Denoncimi është bërë publik në Facebook nga ish-kryeministri.

POSTIMI: 

Miku i Xhafës së Drogës terrorizon transportin në Pogradec!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar doktor te pershendes.Jam nje qytetar nga pogradeci dua te ngre nje shqetesim ne lidhje me nje kriminel nje luftetar i isisit qe me gjoba dhe presione ka pushtuar Pogradecin ku ju fut me ane te dhunes njerezve te ndershem ne nje shoqeri autobuzesh ju mori aksionet dhe vazhdon ti terorizoje akoma ku ju mbledh leke te gjithe furgonave dhe autobuzeve pa asnje te drejte ligjore por asnje nuk flet dhe ankohet se kane frike se ky ordiner ka mbeshtetjen e policise ka pushtuar gjysmen e plazhit te Pogradecit me shezllona .Jeta ne kete vend eshte bere e pa perballushme.Flitet se ai esht mik dhe ka mbeshtetjen e Xhafes. Erjon Llapushi quhet ky plere. Anonim”



1 Comment

  1. Do thote ndonje fjale saliu per vetingun e lulit,se per te tjerat cedon ky bure,sot nuk paska harruar Anonim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *