• |
ide | kryesore

Flasin specialistët: Ku çalon Kombëtarja e Panucci-t

Sport



Megjithëse e fitoi ndeshjen me Izraelin specialistët e futbollit thonë se paraqitja e skuadrës shqiptare ishte me 2 fytyra.

Trajneri Sulejman Starova i pranishëm në studion e RTSh tha se fitorja është e rëndësishme, por na ka shpëtuar portieri.

“Morëm një fitore të rëndësishme. E përsëris. Morëm një fitore të rëndësishme dhe më shumë për meritë të Strakoshës. Thënë kjo nuk është mirë, por ishte një fitore e rëndësishme.

Kishim një Xhaka inekzistent në pjesën e parë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. Duhen realizuar mirë rastet e kundërshtarit. Edhe me skemën 5-4-1 rastet e kundërshtarit ishin të rrezikshme”– tha ndër të tjera Starova.

Edhe ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi e cilëson shumë të vlefshme fitoren e sotme ndaj Izraelit, por duhet që të rregullohen ende disa aspekte.

“Fitorja është shumë e vlefshme. Vinim pas një serioze rezultatesh negative. Luajtëm mirë, duhet ta themi këtë, por duhet të bëjmë kujdes. Kemi ende shumë gjëra për të rregulluar, sidomos në balancat mes mbrojtjes dhe sulmit.

Duhet të bëjmë kujdes sepse do të luajmë me Skocinë pas tri ditësh dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, ishte një fitore me shumë vlera”, – tha Hafizi pas ndeshjes në Supersport. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *