• |
ide | kryesore

Iu kap traileri me 425 kg drogë, vlonjati arrestohet pas një viti

Lajme



Vihet në pranga pas një viti në kërkim, pronari i trailerit në të cilin u kapën mbi 425 kg kanabis në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar Albano Rakipin, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kur ndodhi ngjarja?

Me 29 janar të 2017, në portin e Durrësit u kapën 425 kilogram e 650 gramë kanabis brenda një traileri. Droga u zbulua nga skaneri. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa”.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafiku i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *