• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Grezda, i vë vulën vigjiljes problematike të Panuccit para Izraelit

F1, Sport



Shqipëria e Panuccit anti-Izrael nuk ishte ajo që tekniku do të donte. Shumë lojtarë të dëmtuar, nga ata që janë në zgjedhjet e para të teknikut, disa të tjerë janë jashtë kondicionit, duke e bërë edhe më të limituar alternativën e formacionit për italianin, por largimit nga grumbullimi i Eros Grezdës i vuri vulën vigjiljes së vështirë të ndeshjes më të rëndësishme për kuqezinjtë, që kur në krye është Panucci.

Wingeri nuk ka qenë në gjendje të bëntë as 30 minuta nga ato që shpresonte Panucci, që në këtë rast është gënjyer nga dëshira e lojtarit të ri të Rangers për të luajtur. “Jam gati të luaj 65-70 minuta” kishte lajmëruar Grezda, por në fakt nuk mund të luajë qoftë edhe një të vetme. Lojtari është larguar nga grumbullimi me lejen e stafit dhe nuk do të jetë në dispozicionedhe për ndeshjen me Skocinë.

“Grezda është nga ata lojtarë që të ndryshojnë lojën edhe në pak minuta”, deklaroi në ditën e parë të grumbullimit italiani, që kishte shpresën ta përdorte me pikatore 23 vjecari, por në momentet e duhura.

Grezda kishte 5 muaj që nuk luante për shkak dëmtimi e madje edhe Rangers kur firmosi me shqiptarin, sqaroi tifozët se do ta dashuroni sapo ta shihni në fushë, duke qenë se në Europa League në sfidën me Osijek sulmuesi nuk luajti se ishte i dëmtuar.

Me Grezdën, Roshin e Sadikun jashtë, Panucci e gjen veten më zgjedhjet e dytë, të paktën në aspektin ofensiv. Problem dhe shumë, por tani mbetet vetëm që të besojmë në atë që tha Hysaj dy ditë më parë: “Ne jemi shqiptarë dhe vendosim zemrën në fushë sa herë jemi në vështirësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *