• |
ide | kryesore

Maradona, ikën turpshëm nga Bjellorusia, për të drejtuar në Meksikë

Sport



Diego Armando Maradona, që u bë korrikun e kaluar president e trajner i Dinamo Brest, i ka kthyer shpinën Bjellorusisë pas vetëm një muaj e gjysëm. Pibe de Oro, që kohët e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka drejtuar Al-ëasl e Al-Fujairah, ka marrë një ofertë tërheqëse nga Meksika. Dorados de Sinaloa (Liga de Ascenso, divizioni i dytë) e ka zgjedhur argjentinasit për të zëvendësuar Paco Ramirez.

Konfirmimi ka ardhur direkt nga klubi amerikano verior në faqesn e tyre zyrtare. Dorados, ndërkohë, janë akoma pa një fitore në këtë sezon dhe ndodhen në vendin e 13° të kampionatit, dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Një largim i cuditshëm i Diegos nga Bjelloria, por në fund të fundit ashtu si ka qenë e gjithë karriera e tij si trajner. Kush do ta mendonte që një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave do të përfundonte nga pankinë prestigjoze e Argjentinës në divizionin e dytë në Meksikë…




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *