• |
ide | kryesore

Marrëveshja Greqi-Maqedoni, Kotzias: Do ta ratifikojmë edhe ne në parlament

Lajme, Të fundit



Marrëveshja e Prespës do të votohet me shumicë absolute në Parlament, madje me më shumë sesa 150 deputetë, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në një intervistë për radion “Real FM”, raporton ata.

Ministri grek sqaron se është i vetëdijshëm për qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos, por kjo nuk do të jetë pengesë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.

“Partneri ynë i koalicionit çdoherë është mjaft produktiv dhe i dobishëm, për këtë çështje ka pozicionet e tij, dëshiron t’i shprehë, ajo është e drejtë demokratike. Por, përsëris edhe njëherë, qeveria greke do ta sjellë marrëveshjen në Parlament dhe… () nuk do të votohet nga shumica e partive, por nga shumica e deputetëve”, tha Kotzias.

Shefi i diplomacisë greke i bëri thirrje partisë opozitare ”Demokracie e re” që t’u japë mundësi deputetëve të saj që secili të votojë ashtu siç dëshiron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *