• |
ide | kryesore

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, përgatitje për zgjedhjet

Lajme, Të fundit
asambleja.jpg



Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sot, ndërsa do të ndezë motorët për fushatën për zgjedhjet lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Asambleja do të nis punimet në orën 10:00, ndërsa nuk do të mungojë fjala edhe e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së.

E gjithë vëmendja e socialistëve do të përqendrohet tek fjalimi i tij, i cili pritet të përcjellë edhe mesazhin politik drejtuar opozitës. Gjatë punimeve të Asamblesë priten ndryshime në sekretariatin ekzekutiv të PS-së.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE
1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”

3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.



5 Comments

  1. Sot fillon propoganda, demagogjia fasada. Dalin aktoret ne skene, kritikojne njeri tjetrin. Jane bere keto skena kaq bajate, kaq te shpifura, te stisura. Vazhdojne me te njejtat modele demode.
    Lavazhojne mendjen e njerezve, si e si te shtyjne ditet ne pushtet, si e si te vjedhin me shume.
    Kjo eshte asambleja, kete prisni o njerez.
    Fillon shfaqja , ku del kryeministri o zhgenjyer, luan rolin e viktimes,
    Keta jane ca qelbesira, funderrina politike.

  2. Sot mblidhet kryebanda e Shqiperise. Po ti shikosh me vemendje, te gjithe si padrino. Kercasin kollaret 2 000 eu, kostumet 6000 eu cantat 4 000 eu e keshtu me rradhe. Qajne hallet e ketij populli, skane faj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *