• |
ide | kryesore

Nations League: Itali me dy fytyra, Rusia buzëqesh në transfertën turke

Sport



Në ditën e parë të Nations League, Italia nuk shkon më shumë se sa 1-1 kundër Polonisë. Në Dall’Ara një paraqitje për t’u harruar e Azzurreve, që pësojnë në minutën e 40′ nga Zielinsi. Në pjesën e dytë trajneri Mancini tenton dryshimin, kur në të 71′ fut Chiesa për “të fikurin” Insigne. Pas 5′ sulmuesi i Fiorentina fiton një penallti( për faull të Blaszczykoëski) të cilin Jorginho e realizoi duke mposhtur Fabiansin 78′. Ndeshja e radhës e Ialisë do të jetë ndaj Portugalisë në Lisbonë.

Ndërkohë janë luajtur edhe takimet e tjera ku Ishujt Faroe kanë bindur 3-1 ndaj Maltës / J. Edmundsson (31) R. Joensen (38) H. Hansson (51) / M. Mifsud (42) /

Serbia ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Lituanic. Ishte Tadic ai që i dhuroi fitoren të tijve në të 38′ me penallti.

Barazim pa gola midis Rumanisë dhe Malit të Zi ndërsa Rusia ka mposhtur 2-1 Turqinë  / S. Aziz (41) – D. Cheryshev (13) A. Dzyuba (49)/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *