• |
ide | kryesore

Panucci revoltohet me shqiptarët: Për 2 miqësore bëtë sikur humbët Kupën e Botës

Lajme, Sport, Të fundit



Trajneri i Kombëtares Cristian Panucci ka bërë komentet e para pas fitores me Izraelin. Fillimisht është përgjigjur në shqip: “Faleminderit!” për komplimentet për fitoren, por më pas nuk i ka kursyer ironitë dhe nervozizmin kur iu kujtuan humbjet e ndeshjeve të mëparshme.

“E vërtetë është që patëm 2 humbje në ndeshje miqësore, por për 2 miqësore këtu u përjetuan sikur u humbën 2 finale të Kupës së Botës. Italia pësoi 6 gola dhe nuk u mor askush me të. Na mungonin 10 lojtarë dhe në Shqipëri dukej sikur kishim Luftën”- tha Panucci për RTSH.

Panucci ka komentuar edhe ndeshjen duke i pranuar kritikat për pjesën e parë.

“Është e vërtetë. Në pjesën e parë rrezikuam të merrnim një gol dhe kjo jo për meritë të Izraelit. Është e vërtetë që rrezikuam shumë në pjesën e parë. Ishin disa lojtarë që na vunë në vështirësi për shkak të gabimeve tona. E theksoj për shkak të gabimeve tona dhe jo meritës së Izraelit.

Është shumë e rëndësishme që të shkojmë në Glasgou me një fitore. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mos fluturojmë.

E pranoj që bëmë shumë gabime që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, por në të dytën reaguam dhe i përgëzoj djemtë”- tha Panucci. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *