• |
ide | kryesore

Policia arreston babë e bir, Alket Muho u vra për pronat

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi dy bashkëfshatarët e Alket Muhos, 43 vjeçarit që u vra dy ditë më parë në Memaliaj. Ata janë Hetem dhe Dino Muho, të cilët dyshohen si autorë të krimit. Sipas policisë krimi kishte si motiv, konfliktin e pronave.

Arrestimet rrëzojnë hamendësimet se Muho u vra pas denoncimit që i kishte bërë parcelave të kanabisit në fshatin ku jetonte. Gjithsesi hetimet do të zbulojnë më shumë nga çfarë ka ndodhur.

Njoftimi i plotë i policisë

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autorët.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:
– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.



3 Comments

  1. Dihej qe kriminelet e kupoles se policise do ti manipulonin gjerat , ndryshe do ju dilte boja fare . Me vjen gjynah per ata gjynafqaret , prisni kur te pranojne krimin(nga druri).

    1. Ju jeni te pa sherueshem. Nuk ju bejne derman as ilacet e asnjegje tjeter. Tani do ulerisni qe ata do pranojne vrasjen per te cilen do te mund te denohen me jete , sepse do hane dru nga policia .

      Sa shume bllofe ju kane dale keto kohet e fundit . Sa shume genjeshtra keni shperndare. Sa shume anal_iza bajate keni shkruar. Sa shume propagande partiake keni bere bazuar ne genjeshtra dhe ne qytetare dixhitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *