• |
ide | kryesore

Projektligji i PD/ Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do kalojë në ‘sitën’ e vettingut

Lajme, Të fundit



Zbardhet projektligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike.

Teksa lançoi dje nismën Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

Projektligjin e PD u dorëzua sot në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet. Ligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’. Kështu, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucionesh.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë.



5 Comments

  1. Po sikur Lulushi e kish dredhur prap mbasi Rama ishte dakort per nje vetting gjithperfshires per politikanet.
    O Stalin, na qarteso, ose me mire na ndrico deklaraten e fundit te Lulushit!

  2. Lapanjozi, pseudo BERT, duket dhe qe eshte guak, i pa gdhendur, si bire tradhtaresh komuniste, bashibozuke e kriminele te popullit. Ky pseudo duket dhe ka mangesi orientuese per filozofine e zhvillimit njerezor ne pushtete te ndryshme. Me komentet e vazhdueshme qe na permend ca vjetersira, kujto se po mbro bandat e hajdutet, drogmenet e kriminelet. Sa here qe lexoj e shoh pseudon e ketij te felliquri them te mos merrem, por kur ky kodosh, pushti, bire komunisti mbro r shpif ne kete portal, jam si i detyruar nga ndergjegja e jo per parti e ideollogji, por per zhvillimin dhe ecurine e jetes per ne, per poppullin qe sot eshte me keq sa asnje here. DErrmimi i ketyre qelbesirave mbase do na coje me perpara se me keta bandite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *