• |
ide | kryesore

Sherr masiv në një burg në Itali, përleshën 40 shqiptarë e afrikanë, disa të plagosur

Lajme, Të fundit



Një sherr masiv është regjistruar në një burg të Italisë, në të cilin janë të përfshirë edhe të burgosur shqiptarë.

Ngjarja është shënuar në një burg të Firences, ndërsa mësohet se 40 të burgosur janë përfshirë në një përplasje fizike, ndërsa ndodheshin në orën e ajrimit në një fushë sportive në mabjentet e burgut.

Në momentin e sherrit, i pranishëm ka qenë vetëm një polic që po vëzhgonte të burgosurit, por ndërhyrja e tij ka qenë e pamjaftueshme për ta ndaluar.

“Dy fraksione në kundërshtim me njëra-tjetrën, nga njëra anë afrikanë dhe të tjerët shqiptarë, janë përfshirë në një sherr masiv, shkaqet e të cilit po hetohen” – tha për mediat një zyrtar i burgut. Mësohet se disa prej të dënuarve të përfshirë në konflikt u dërguan në spital si pasojë e plagëve të marra.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *