• |
ide | kryesore

Shkodra del në rrugë: “Ne më të fortë se plumbat e drogës”

Lajme, Të fundit



“Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës”. Ka qenë ky mesazhi kryesor i përcjellë pasditen e së premtes nga dhjetëra qytetarë të Shkodrës, të cilët kanë marshuar në rrugët e qytetit.
Në një protestë të pazakontë, por që ka marrë shkas nga ngjarjet e rënda që kanë goditur Shkodrën në muajt e fundit, ka bërë që në numër i madh qytetarësh të dalin në rrugë. Bashkë me ta, në këtë marshim protestë kundër krimit që po terrorizon qytetin, u bashkuan edhe drejtuesit lokalë të bashkisë.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare që rrallëherë bëhen bashkë në Shkodër. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim.



4 Comments

  1. Bravo Shkodra ime! Ne burg horrat e perdhunuesit qe duan te na imponojne fytyren e tyre si maske karnavalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *