• |
ide | kryesore

Shqipëri-Izrael, flasin protagonistët kuqezinj

Sport



Protagonist i madh në fitoren minimale të Shqipërisë ndaj Izraelit portieri Thomas Strakosha ka folur për gazetarët duke zbuluar edhe ndonjë prapaskenë. “Rëndësi ka që fituam. Nuk arrihet nga një lojtar fitorja. Të gjithë dhamë maksimumin. Kemi luajtur shumë mirë. Kemi bërë gabim nga përqendrimi. Kualitetet ishin shumë mirë deri në minutën e 80-të, më pas u ndje pak lodhja. Kemi ndeshjen tjetër dhe jam pozitiv. Nuk mendova asgjë gjatë episodit me Dabur. Rëndësi ka që nuk pësova gol. Panuçi na tha që ta luanim topin shpejt për të krijuar hapësira.  Ato që na thanë trajnerin dolën mirë, prandaj edhe ne shënuam, se luajtëm shpejt”.

Edhe pse nuk shënoi sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka vlerësuar pikët e marra në këtë takim. “Është gjithmonë mirë ta nisësh me fitore. Na shërben në ndeshjet e tjera. Izraeli kishte më tepër rrezikshmërinë. S’duhet të kënaqemi. Sot nuk shënova. Na kënaq fitorja, jam i gatshëm të jap më të mirën për skuadrën.  I vetmuar? Dy momente duhet ti shfrytëzoja më mirë. Më pas u tërhoqëm pak. Modeli i lojës kur kthehesh me 5 mbrojtës, duket të ndihmosh në fazën mbrojtëse. Mendoj që në pjesën e dytë, kuptuam që duhet të ndryshon gjithçka dhe dëshira e lojtarëve u rrit për të shënuar. E vendos trajneri kush do të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme”.

Ndërkohë Elseid Hysaj është rikthyer te rasti i humbur si dhe ka komentuar fjalët për një performancë të ndryshme në kombëtare dhe te Napoli: “Ai rast do më mbesë në tru për shumë kohë, do bëhem gati për ndeshjen tjetër. Tek mu nuk ndikojnë, pasi jap 100% për vendin tim. Njerëzit do flasin për mua, pasi nuk e kalojnë kohën ndryshe. E nisëm me këmbën e mbarë, dhe tani duhet të mendojmë menjëherë për tjetër. Sot ndoshta mungoi pak freski, pasi kam gabuar në disa pasime, por nuk është se kisha probleme fizike”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *