• |
ide | kryesore

Trafik në Komo, Aniston dhe Brad Pitt në qarkullim

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë qarkulloi nëpër meedia të ndryshme lajmi se dy ish-ët, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston po kalonin pushimet bashkë në Como, bashkë me vajzën e Pitt. Por shumë shpejt është sqaruar gjithçka duke e konsideruar lajm të rremë.

Asnjë rikthim përrallor!

Historia e dashurisë mes Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt është përfundimisht diçka e shkuar tashmë. Edhe pse romantikët e pandreqshëm na bënë të shpresonim deri në minutën e fundit, dyshja nuk ka qenë kurrë në liqenin e Como-s, si të ftuar të George Clooney.

Ishte vetëm një lajm i rremë, siç bën të ditur Komuna në një komunikatë dhe turma e fotografëve të vendosur para vilës për të kapur ndonjë foto të çiftit së bashku mbetën “me gisht në gojë”.

“Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve, të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës së Clooney, të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësor, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *