• |
ide | kryesore

Vettingu/ U shkarkua nga Gjykata Kushtetuese, ankimimi i Fatmir Hoxhës do të shqyrohet më 25 shtator

Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë në datën 25 shtator ankimimin e gjyqtarit të gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK në datën 10 maj.

Trupa gjykuese përbëhet nga Kryesues Albana Shtylla, Relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftimi i plotë

Ditën e martë, datë 25.09.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 7/2018 (JR) datë 09.07.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit z. Fatmir Hoxha ka bërë kundër vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator: Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *