Sulmuesi Atletico Madrid Antoine Griezmann ka vlerësur talentin e madh të shokut të tij te kombëtarja franceze Kylian Mbappé. Ndërkombëtari francez mendon se Mbappé mund të shënojë 50 gola në sezon, ndërkohë që ka shpjeguar arsyet.
“Tashmë të gjitha përpjekjet e tij po shkojnë drejt golit, kjo ka nisur që në fillim të sezonit. Në fushë, ai do të jetë ‘vrasës'”, u shpreh për “L’equipe” Griezmann, i cili sheh një kurbë në rritje për yllin e PSG.
Nuk ndalet këtu, por Griezmann bën edhe një parashikim disi të guximshëm për sulmuesin e lindur në Bondy të Francës. “Do të jetë më pak i mbërthyer në linja dhe më shumë në pozicion për të shënuar, shto edhe përvojën, mendoj se Mbappe do të shënojë 50 gola në sezon”, parashikoi lojtari i Atlético Madrid.