• |
ide | kryesore

Deputeti i përjashtuar nga PS tregon telefonatën me Ramën para Asamblesë

Lajme, Të fundit



Një ditë para se ta njoftonte Live nga asambleja Kombëtare e PS-së, përjashtimin e tij, kryeministri Rama e ka telefonuar deputetin e Kurbinit Gjetan Gjetani.

“E prisja, pasi ma ka komunikuar në telefon një ditë përpara dhe më kritikuar për sjellje të keqe” tha Gjetani në një prononcim për gazetën “Shekulli”

Ai tha gjithashtu, se Kryeministri është nxituar në vendimin e tij, në shkelje të statutit.

“Unë kam folur vetëm për zonën e Kurbinit. Nuk pajtohem me vendimin që ka marrë kryeministri. Ai ka të drejtë që të largojë anëtarët, mbase e njeh më mirë sesa unë statutin. Unë nuk di të kem shkelur ndonjë vendim apo pikë të statutit. Kam marrë vendim për tu larguar. Nuk e di se çfarë ka pasur në kokë Kryeministri. Unë gjykoj se është nxituar dhe nuk duhet ta kishte marrë këtë masë ndaj një deputeti. Ndoshta është ndikuar nga propozimi im për protestë, por unë e kam kërkuar këtë në rast se kryeministri nuk do të merrte masa për pastrimin e krimit në Kurbin. E përsëri, unë i pari dal në protestë për situatën”, tha deputeti Gjetani.



4 Comments

  1. rama mban doshin afer se ja nxen bythen sa her i duhet e lere xhetanin.sapo ti duhet per tu qir ne byth rama e ben minister pastaj gjetanin.

  2. Pse kete e dini burre te mire ju edhe pse tha nje te vertete ? Nje haje me pak nga haleja e madhe e politikes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *