• |
ide | kryesore

Fitoi “Këpucën e Artë” në Botëror, Kane vendos të festojë kështu në Angli-Spanjë

Sport



Dalja e parë ndërkombëtare për Anglinë pas Botërorit, por tek Tre Luanët ka edhe ndonjë që feston me memorien e turneut të Rusisë. I thërritur nga tekniku Gareth Southgate për impenjimin e dyfishtë në Nations League kundër Spanjës e Kroacisë, Harry Kane është gati të kthehet të shënojë, por me këpucë të reja.

Përpara ndeshjes kundër të besuarve të Luis Enrique, qendërsulmuesi anglez do të marrë edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i Botërorit. Për të festuar cmimin e marrë në Rusi, 25 vjecari do zbresë në fushë me këpucë krejtësisht ngjyrë ari.

Me 6 golat e shënuar në turneun e Rusisë, Kane është anglezi i dytë në histori që fiton “Këpucën e Artë” të Fifa: përpara tij vetëm Gary Lineker, gjithnjë me 6 gola të shënuar, kishte arritur ta bënte cmimin të tijin në Meksikë 1986.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *