• |
ide | kryesore

Imami i xhamisë së Unazës së Re parashikoi rezultatin e ndeshjes me Izraelin, por…

Lajme, Të fundit



Imami Armand Ali që drejton një xhami në periferi të Tiranës, i njohur për qëndrimet e tij radikale bëri një parashikim në faqen e tij në Facebook për ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë të Izraelit. Ai ishte i bindur që fitonin miqtë.

“Më vjen keq për ata që harxhuan lekë duke blerë biletën për një ndeshje që dihet se nuk do ta fitojë skuadra shqiptare. Parashikimi im 0-2” – shkruante imami. 

Arsyeja?

“E ka vendosur politika se kush do ta fitoje ndeshjen” – sqaronte ai në një nga komentet e shumta.

“Nuk ka asgjë te ndaluar shprehja ime (parashikim) mund ta thoshja edhe mendimi im. Por jo dëshira ime sepse unë do dëshiroja qe te fitonte skuadra shqiptare 8 me 2. Sa i perket provokimit nuk e kuptoj se ku e shikoni provokimin te postimi im.

Edhe para dy vitesh e shpreha mendimin tim se ndeshja ishte e kote te ndiqej sepse dihej se humbja ishte e sigurt. Dhe ne kete konkluzion arrita duke bere nje analize te ngjarjeve qe nje jave perpara ndeshjes duke filluar me arrestimet e Shkodres, ndalimet e 200-300 besimtareve musliman qe u mbajt e fshehte dhe une isha i pari qe e publikova kete lajm. E duke vazhduar me presionet e ndryshme ndaj tifozerise por edhe ndaj vete skuadrës”- thotë në një tjetër koment Imami.

Por fundi i ndeshjes rezultoi ndryshe. Gjithsesi imami i bëri një parapritë duke parë reagimet e shumta.

“Ue alejkum es selam ue rahmetullah. Allahu di me mire gjithcka. Ndoshta me mire ta shkruaja ashtu. Ky ishte thjeshte nje mendim i imi ndersa cfare ndodh ne te ardhmen vetem Allahu e di e askush tjeter” – i mbyll reagimet e tij Armand Ali.

Pak kohë më parë ai ishte një nga ata që doli hapur kundër figurës së Skënderbeut duke e quajtur atë “një tradhtar dhe të pabesë që kishte luftuar kundër myslimanëve”. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *