• |
ide | kryesore

Kreu i PD-së Basha publikon videon: 5 Fakte që duhet të dini për Vettingun e politikanëve

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur “5 fakte”, që sipas tij, duhet të dihen nga publiku, për vetingun në politikë.

Kryeopozitari i publikon në një video që është shpërndarë në faqen e tij në Facebook.

Në video lexohet: 5 gjërat që duhet të dini për vetingun për Politikanet:

  1. Vetingu është skaner për Deputetë, Ministrat dhe zyrtarët e .artë në Shqipëri. Përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin.
  2. Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale.
  3. Vetingu do të largojë politikanët që nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.
  4. Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë.
  5. PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 Shtator.

Partia Demokratike ka depozituar dje në Parlament ndryshimet kushtetuese, me anë të të cilave kërkohet t’i nënshtrohen procesit të vetingut të gjithë politikanët, duke filluar nga Kryeministri, ministrat, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese, të cilët janë emëruar nga Parlamenti.



3 Comments

  1. Asnje nga ju nuk e justifikon pasurine , aq me pak shoqerine dhe miqesine me kriminelet (ne mos qofshin vete) .

  2. Vetingu duhet te fyte ty dhe Saliun ne burg per vjedhjen e fondit te rruges se kombit dhe vrasjen e 4 demostruesve te pafajshem ne buluvard.

  3. Kurse ata qe e bene vendin hashash te gjalle ,Kolumbi ,ku e cuan kete vend ne varferine me ekstreme ti bejme -heronj te punes socihaleiste-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *