• |
ide | kryesore

Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën. Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë  përparim në këto dy pika. Në lidhje me vettingun në drejtësi, jemi të mendimi që ky është një proces në vijim që ka sjellë sukseset e para, por duhet të vijojë në të ardhmen për të dhënë rezultatet konkrete. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjitha vendet vakante në sistemin e gjykatave dhe prokurorive të mund të përmbushen sa më shpejt, sidmos në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.” – tha Schutz.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *