• |
ide | kryesore

Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për një projekt të ri

Arkiva, Kryesore

Lajmi i pak ditëve më parë se ikona e Ora News, Ilva Tare ( foto e mesit lart) do të largohej nga ky ekran për të nisur punë në projektin e sapo startuar Euronews në shqip, nuk është veçse qershia mbi tortë e një beteje të ashpër, që është zhvilluar këtë verë në tregun e nëndheshëm të televizioneve. Ajo do të duket qartas këtë fillim vjeshte në ndryshimet në ekrane. Sepse dy TV të rinj po tentojnë të futen fuqishëm në treg, duke tronditur letargjinë e kakohshme. Fjala është për projektin e televizionit A2 ose CNN shqiptar, i cili ka nisur një merkato të madhe. Ai ka rrëmbyer një pjesë të rëndësishme të stafit të Top Chanel duke nisur nga ish drejtuesi i lajmeve, Endri Xhafo (foto në mes poshtë), nga drejtuesja e emisionit të pasdites Juli Krisafi (majtas), nga spikerja e lajmeve Denisa Pasho (në foto në studiot e reja me Anduena Llabanin, gjithashtu e rrëmbyer nga TVSh) e deri tek disa reporterë.

Këto ndryshime nuk kanë prekur Tv Klan, por kjo s’e ka penguar spikeren e Abc News, Viol Xhafaj, të shkojë ndërkohë drejt CNN për një pagë disa herë më të lartë.  I gjithë stafi i A2 ka filluar me kohë trajnimin dhe mendohet të dalë në transmetim në fund të këtij viti.

Disa muaj pas tij, në pranverë pritet të startojë edhe Euronews në shqip, i cili ndryshe nga konkurenti i drejtpërdrejtë, e ka blerë të plotë franchizën e emrit që mban. Ai do të shfaqet në ekran me emrin Euro News dhe do të drejtohet editorialisht nga zyra qëndrore në Lion. Deri më tani, përpos Ilva Tares, ky TV ka siguruar edhe prezencën e njërit prej emrave më të njohur të gazetarisë vendase, Andi Bejtja, i cili do të luajë rolin e drejtorit editorial shqiptar.

Të dy televizionet, me struktura moderne, me investime serioze teknologjike, do tentojnë të thyejnë hegjemoninë e vjetëruar të televizioneve informative tradicionale. Ata premtojnë ndryshime të mëdha në treg. Kjo e ka bërë edhe ekranin lider të informacionit, News 24 ta nisë këtë vit me artileri të rëndë.

Ai ka rikthyer të enjten emisionin e Ylli Rakipit (pas kalimit të Eni Vasilit në Top Channel) dhe Gjithashtu do ta nisë prime times të së hënës dhe të se martës me dy emisione nga Adi Krasta. Për fare pak, në News 24 ka dështuar edhe një kontratë me Rudina Xhungën, e cila do të kthehej aty me emisionin e saj.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Keta jane bere emra te vjeter dhe mendoj se nuk do ndryshojene gje,shpelarje truri i kane bere dhe do te vazhdojne te bejne ketij populli,c fare pret nga nje tufe gazetaret qe e shiten veten dhe profesionin per nje cope buke te politika shkerllate e ketyre viteve.

  2. Futja ne loje e nje tjeter andi,bejtja,tregon nivelin medioker te ketij TV “te ri” me ustallare te vjeter berishiane! Bejtja drejtor TV,Zot na rruaj! Hossana Baraba! Thoshte Noli! Komunisti i vetem, milioner dhe vrases saliu di te gjeje ashtu si enveri,sahanlepirsit! Bejtja andi?!

  3. Krahasuar me standartin e vlerave dhe mediave Ne boten e vlerave,Ne Shqiperi te gjithe mediat,,absolutisht te gjitha Jane bordelle,si thone francezet.Ketu mediated Jane skajshmerisht katunare dhe te inkriminuara.Gjithmone them krahasuar me vlerat.

  4. “Si imami e xhemati” i thône nje fjale.Ky Popull qe Banon ne Shqiperi kete media meriton.Tjeterkund do shperfillej me neveri kjo palaco media.

  5. Lajmi me i mire ishte kthimi I Adi Krastes. Peshe e rende , profil me i larte i gazetarise dhe kocke e forte per tu pertypur. A2 eshte bere qesharak qe ne nisje me blerje “ emrash” te vegjel. Cdo emer nga ata qe paska marre A2 eshte me shume anonim se i njohur Pra A2 nje genjeshter e madhe per nje televizion te vogel te mbushur me figura mediokre te medias. Lajmi se po vjen Euronews duhet konfirmuar se mos eshte nga keto kanalet ballkanase. Ilva beri mire qe iku nga Ora. Pas bythelepirjes se plote qe i beri qeverise 4 vitet e fundit , ishte momenti te bente nje pushim. Mbetet nje nga pak figurat e ekranit qe dine te bejne televizion pavaresisht barqeve profesionale. Andi Bejtja merre me leng. I djegur kohe me pare. Sa per news 24 , nese Ylli Rakipi na qenka artileri e rende , atehere Papa eshte Bektashi. Fat i madh qe nuk kthehet xhunga . Do ta kete kuptuar me ne fund nuk vlen e nuk ka vlejtur kurre per ate pune. Diva Sonila Meco mungon ne merkato ende?

  6. ilva lavire tare,auron tare,linda xhillari edvinka rama,erionka velija,delina fico (PIQKO),rudina gjungla,rudina magjistari (KARI)SOKOL PALLA,HENRI QILI,DY VLLEZRIT NAZARKO,RAKIPI,VASJARI,mingjozi,artan hogja news 24, etj jan pelena te dhjera sorrosi.keta vuqiq e nikoliq po mundohen ti lajn me shurr por era stalin e sorros ju kuterbon dit e nat.

  7. Kalo sa andej sa kete dhe kesaj i thone rinovim me emra te vjeter . Keta thjesht na bejne lavazh truri , keta jane aq fajtor sa jane edhe politikanet tane per gjendjen ne te cilen ndodhemi .

    1. Po se mos po del ndonje i ri i hajrit. Nuk e shikon kush perfaqeson te rinjte , Luana , Klevi , Mamaqi – kokrat e injoranteve te tere. . Ku jane keta te rinj te talentuar e te lexuar qe nuk po i shohim. Keta te rinjte qe kane dale jane llum. Nuk ka fak njeri qe keto 10 vjet e ne tej nuk ka mje gazetar te ri qe ka lexuar nje liber.

  8. Keto qe ka mbledhur A2 me shkrine me lot. Asnje nuk i njeh keto grate. Ndersa Endri Xhafo nuk braktisi ndonje tv. E hoqen nga TCH. Megjithate Xhafo eshte gazetar jo i keq edhe pse e ka tredhur Lali Eri. . 24 News pska bere levizje te zgjuara . Televizionin ne gjithe boten e bejne emrat e profesionistet , jo meditesit.

  9. Fuck u all bitchess palo gazetare qe jua marin ne bythe shefave nga mengjesi ne darke me keta te fundit qe i bejne fresk qeverise kemi nevoje per gazetare qe mr nji pyetje e bejne memec krim ministrin dhe iken si palaco jo keto marioneta qe kane kohe qe e kane shitur bythen perfshi dhe ty bushat dhe shkullak bushtren zamirin mire e keni kur do hani dreke prap me te se ku i dihet i bejne nji atentat tjeter dhe e korrigjojne shenjestren kesaj radhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu