• |
ide | kryesore

Ndryshimi i kufijve, pas Berishës Albin Kurti takon presidentin Meta

Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet në Shqipëri. Dje takoi ish-kryeministrin Berisha, ndërsa sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes.

Vetë Presidenti Meta ka publikuar një foto nga takimi në rrjetin social “Facebook”, teksa shkruan “Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti në Karpen”.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *