• |
ide | kryesore

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Sport



Një lojtar francez do të shpallet “Topi i Artë 2018”? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Pogba ka folur për AFP.

“Unë kam folur me ‘Grizou’, për atë që është Topi i Artë, për të, duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që realizuam në Botëror, të mos mendojmë për çmime dhe gjithçka do të vijë vetë. Është në një fillim shumë të mirë, Kylian është gjithashtu në një fillim shumë të mirë, ata thjesht duhet të vazhdojnë të bëjnë atë që bënë”, tha Pogba.

Po të ishte e mundur, Poga padyshim do të zgjidhte një bashkëkombas: “Unë jam një futbollist, nëse do të mundesha, nëse fjala ime do të ishte mjaft e fuqishme, do të doja që këtë çmim ta fitonte një lojtar francez, por nuk jam unë ai që vendos”,

Një entuziazëm që gjithsesi kërkon kohë. Në fakt, çmimi i lojtarit të sezonit UEFA i është dhënë Luka Modric, finalist i Kupës së Botës me Kroacinë dhe fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Dhe asnjë lojtar i Francës nuk është ndër tre finalistët për çmimin e FIFA-s të sezonit që do të zbulohet më 24 shtator në Londër (Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *