• |
ide | kryesore

VIDEO / Frikë në Wembley, Luke Shaw transportohet me barrelë. Përmendet në dhomat e zhveshjes

Sport



Frikë dhe shtatë minuta tensioni në Wembley pikërisht në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Angli-Spanjë: Luke Shaw, pas një përplasje të frikshme me Carvajal, është shtrirë në fushë për t’u transportuar më pas jashtë saj me barrelë ndërsa tifozët duartrokisnin. Mbrojtësi i Manchesterf United ka përplasur kokën në parakrahun e djathtë të spanjollit dhe më pas ka rënë në fushë. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke stabilizuar kokën e lojtarit dhe duke i mundësuar frymëmarje artifciale.

Përpara se të tranportohej në spital, Shaw, që vetëm tri ditë më parë kishte treguar se si në 2015 kishte rrezikuar amputimin e këmbës, në dhomat e zhveshjes është ngritur në këmbë dhe ka folur me familjarët duke u përpjekur të ndërtojë gjithçka ndodhi. Gjithsesi lojtari anglez mbetet nën vëzhgimin e mjekëve, por shenjat janë pozitive.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *