• |
ide | kryesore

Video / Nations League: Spanja përmbys Anglinë, Greqia merr tri pikët e para

Sport



Fitore me përmbysje për Spanjën, e cila në debutim të Nations League fiton 2-1 në Wembley kundër Anglisë. Ata që nisën më mirë ishin “Tre Luanët”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11′ falë të djathtës së Rashford. Furitë e Kuqe reagojnë shpejt dhe gjejnë barazimin në minutën e 13′ me Saul, përpara se rezultati të vulosej në 1-2 falë Rodriguez me goditje dënimi në të 32′. Kështu Luis Enrique e nis me sukses aenturën e tij në drejtimin e stolit spanjoll.

Ka fituar edhe Greqia 1-0 ne trasnfertën e Estonisë. Goli i Fortounis në minutën e 14 ka mjaftuar për t’i dhuruar tri pikët e para helenëve në këtë kompeticion.

Festival golash në takimin mes Luksemburgut dhe Moldavisë. Në Stade Josy Barthel luksemburgasit kanë fituar 4-0. Golat e vendësve u realizuan nga K. Malget (34′) O. Thill (60′) D. Sinani (75′) C. Martins Pereira (83′).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *