• |
ide | kryesore

20 kg marijuanë në kufi, arrestohet 52-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia greke ka sekuestruar 20 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u gjet në një mjet, i cili po drejtohej nga një shtetas shqiptar, 52-vjeç, ende i paidentifikuar nga policia.

Përveç drogës e cila ishte e ndarë në dy qese, gjithashtu në makinë gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lekë të reja shqiptare.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Greqi policia greke ka sekuestruar rreth 8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *