• |
ide | kryesore

35-vjeçari vdes në burgun e Fushë Krujës, dyshohet se…

Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në burgun e Fushë-Krujës. Burimet thonë se ai kishte qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim.

Nga të dhënat zyrtare, mësohet se ngjarja ka ndodhur të shtunën kur i dënuari me iniciale E.Y., 35 vjeç, banues në Cërrik që vuante dënimin në IEVP Fushë Krujë është ndjerë keq.

Policia thotë se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.

Policia ka referuar materialet hetimore e procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *