• |
ide | kryesore

Basha: Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha postoi në Facebook një citim të gjyqtarit të vrarë nga Mafia, Paolo Borsellino, për të shpjeguar arsyen përse vettingu për ndarjen e politikës nga krimi është jetik.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla” – citon Basha prokurorin italian, që provoi me jetën e tij se nuk mjafton drejtësia për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe mafian, por duhet pastrimi nga brenda.

Në projektin e PD, vettigu për fazën e dytë të dekriminalizimit prek deputetët, Kryeministrin, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe ligjore. Duke patur të njëjtin proces verifikimi për pastërtië e figurës si gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët ndëshkohen njësoj. Mandati tyre ndërpritet dhe ata largohen nga politika.



1 Comment

  1. Do ti dorzoni mandatet ju mbani fjalen,per te tjerat ti ku e fut veten luli se une e di qe K i opozites kudo ne bote eshte kryeministri ne hije pra duhet te kaloje ne veting.ndegjoje nganjehere dhe dash shehin ka ca eksperience ai burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *