• |
ide | kryesore

FOTO/ 18 grabitje në 1 muaj, në pranga 3 shqiptarët e rrezikshëm

Lajme, Të fundit



18 grabitje brenda një muaji, por kaq ka qenë aventura 3 shqiptarëve të arrestuar në qytezën e Fiorenzuola pranë Piacenza. 2 nga shqiptarët ishin dëbuar më herët nga Italia, por kishin mundur të riktheheshin.

Mediat italiane që publikojnë fotot thonë se ata janë L.J., L.M. dhe F.K. të moshave 22, 25 dhe 23 vjeç. Ata përdornin një banesë pranë lumit Po si bazë të tyre ku grumbullonin dhe ndanin sendet dhe paratë e vjedhura. Hetimet nisën në ditët e fundit të gushtit pasi në zonë ishin raportuar raste të shumta të grabitjeve dhe hetuesit ngritën dyshime se mund të bëhej fjalë për të njëjtën dorë.

Nga kamerat e sigurisë u vu re se në zonë qarkullonte shpesh një makinë Volvo V70 e cila ishte parë pranë banesave para grabitjeve. Edhe targa e saj korrespondonte me disa dëshmi.

“Këta hajdutë ishin të zgjuar dhe mjaft profesionistë pasi në të gjitha rastet kanë vepruar në errësirë. Ajo që bie në sy është ftohtësia e tyre në aksion” – thanë burime të policisë për mediat. Në një rast ata u zbuluan nga një patrullë që u kërkoi të ndalojnë, por shqiptarët e kanë shtuar shpejtësinë dhe pas disa manovrave e kanë braktisur makinën për tu larguar në këmbë.

Nga ai moment humbën gjurmët, por hetuesit gjetën gjurmë gishtash dhe prova të tjera që i çuan drejt zbulimit. Policët identifikuan edhe të dashurën shqiptare të njërit prej tyre. Mëngjesin e 3 shtatorit policia i kapi në banesën e tyre pranë lumit.

Akuzë është ngritur edhe për të dashurën shqiptare e cila një ditë para arrestimit kishte dërguar në Romë një pjesë të sendeve të vjedhura si bizhuteri të shtrenjta, dollarë dhe çanta të shtrenjta me një vlerë të përgjithshme rreth 20 mijë euro. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *