• |
ide | kryesore

FOTO/ E keni vënë re gabimin në fasadën e shkollës së re “Kosova” në Tiranë?

Lajme, Të fundit



Në 17 shtator do të hapet në Tiranë shkolla 9-vjeçare “Kosova”. Ai është një ndërtim i ri dhe bashkia e Tiranës po e servir ditët e fundit në kronika të njëpasnjëshme televizive. Vetë Veliaj i ka vizituar punimet nja 3 herë deri tani.

Shumë kanë kaluar pranë saj, por të paktë janë ata që kanë vënë re një gabim të bërë në fasadë. Emri i shkollës është shkruar gabim. Është shkruar Shkolla 9 vjeçare Kosova, por duhet të shkruhej Shkolla 9-vjeçare “Kosova”.

Ajo “viza” mund të dukej një vogëlsi nëse do të bëhej fjalë për një Fast Food, apo një lokal bastesh, por një gabim gjuhësor në hyrje të një shkolle nuk mund të jetë fare i parëndësishëm. Edhe fjala Kosova duhej vendosur në thonjëza. Më poshtë disa nga shkollat që kanë shkruar korrekt emrin në hyrjen e tyre. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Gjithashtu, edhe fjala “Kosova” qe ketu sherben si emer i shkolles, duhej vendosur ne thonjeza, ashtu si ne te gjithe rastet e tjere.

  2. kesaj i thone ‘nuk na pelqen nusja se e kishte nje gisht te nje kembe me te madh se te kembes tjeter’..

    ahahah .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *