• |
ide | kryesore

FOTOT/ Propaganda e shpifur e deputetëve të PS me librat “falas”

Lajme, Të fundit



Deri të hënën e 17 Shtatorit, që është edhe dita e parë e shkollës, deputetët socialistë duket se kanë marrë përsipër një fushatë propagandistike të neveritshme, atë që kur ishin në opozitë e konsideronin “pedofili politike”.

Në Facebook dhe në Instagram kanë nisur të shpërndajnë foto me fëmijë, herë të ulur në prehër, herë të përqafuar, të cilëve “iu dhurojnë” libra.

Fushata synon të promovojë vendimin e qeverisë për shpërndarjen e librave “falas”, por në fakt të ngjall krupën, jo thjesht për mënyrën sesi fëmijët përdoren në mënyrë bajate nga politikanët, por edhe se i madh dhe i vogël e ka marrë vesh tashmë se librat NUK janë falas.

Vendimi i qeverisë parashikon që librat duhet të rikthehen në shkollë në fund të vitit shkollor dhe vetëm nëse do të jenë mirëmbajtur në mënyrë perfekte nga të miturit, atëherë prindërit nuk do t’i paguajnë. Përndryshe, prindërit do t’i paguajnë paratë e librave një për një, madje me çmime më të kripura se një vit më parë.

Nëse kanë një fletë të grisur, librat do të paguhen. Nëse kanë shënime mbi to, librat do të paguhen. Nëse kanë dëmtime në një mënyrë apo tjetër, librat do të paguhen në fund të vitit.

Pikërisht ky vendim i qeverisë do ta kanalizojë të gjithë presionin e prindërve ndaj fëmijëve.  Në përpjekje për të mos i paguar paratë në fund të vitit, fëmijët do të jenë vazhdimisht nën presion, të njëjtët fëmijë që sot hutohen pas buzëqeshjeve të deputetëve të veshur shik, të cilët ia “dhurojnë” këto libra.

Eshtë pikërisht në këto familje, ku do të kthehet në refren porosia për t’i ruajtur librat, vetëm e vetëm që t’i rikthehen shkollës të padëmtuar, për të mos paguar paratë. Refreni do të përsëritet, pavarësisht se vitin shkollor të miturit kanë nisur me gënjeshtrën e librave “falas” nga deputetët e PS.

E paqarte mbetet se si ia kanë dalë deputetët socialistë të marrin nga shkolla librat, për t’ia dhënë fëmijëve me të cilët bëjnë foto? Prodhimi i librave është paguar nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve dhe jo me paratë e Partisë Socialiste.

Parashikohet që librat të shpërndahen nëpër shkolla nga vetë mësuesit e klasave dhe prindërit duhet të firmosin dhe t’u merret një kopje e kartës së identitetit. Vetëm atëherë librat dorëzohen për nxënësin përkatës.

Edhe për këtë, kjo propagandë e shëmtuar e deputetëve socialistë me nxënësit e mitur është një rast tjetër që të kujton se rregullat janë bërë për t’u respektuar vetëm nga qytetarët e thjeshtë dhe jo nga të zgjedhurit e Rilindjes, që janë të qartë në moton e tyre: Sa më banale gënjeshtra, aq më e fuqishme propaganda!©Lapsi.al



10 Comments

  1. Mos ndoshta është një mënyrë për të mbledhur kartat e identitetit meqë dështuan me metodën e mëparshme ???

  2. Derisa qeveria shtoi ” Taksen per Aresimin ” dhe ate e paguajn te gjitha familjet ,librat duhet te jene falas per te gjithe nxenesit e aresimit te detyruar qofte e shkolle publike ose jo publike.Librat falas nuk eshte nje lemoshe qe qeveria u jep “nxenesve te varfer ” te shkollave publike por nje detyrim per parate e mbledhura me pare me ane te takses per aresimin.. Nderkaq cmimet e librave jae rritur me 40 % kur vlera e librave te klases pare deri ne ta katerten eshte me pak se 40 % e librave te ciklit 9 vjecar .Keta tallen me ne . Na marri parate per libra dyfish (me taksen dhe rritjen e cmimeve ) dhe na thone ju a kemi falur

    1. Ketu ka 2 gjera te ndryshme ‘ Fakti’ qe kemi nje praktike shume pozitive te PERDORIMIT te librave falas dhe PROPAGANDES se egzagjeruar qe po behet me kete fakt.

      Liber falas do te thote qe per ate qe e perdor eshte falas…ndersa per shoqerine nuk eshte falas.. Normalisht qe nga taksat tona do te paguhen , pse kush do ti paguaj.. ?

      Disa komentues ketu bien ne gracken naive qe duke qene kundra PROPAGANDES se qeverise mundohen te mohojne faktin , qe per mendimin tim ka vetem aspekte pozitive.

      Dhe ajo qe thoni se librat jane rritur 40% eshte GENJESHTER.
      Me shkruani nje emer libri cmimi i te cilit eshte rritur 40%.

      1. shum dakort me ty.
        -vendimi per perdorim falas eshte shume pozitiv
        – propaganda e ps mbi kete vendim teper i egzagjeruar dhe e ulet , se nuk kan me cfar te mburren prandaj ,

  3. Ky i paemer, a eshte ne fiqir,,,, nuk do i marrin te gjithe o tyryfycka rilindase, jo por disa e ca me te pare nga deputetet tuaj te pa skrupull

  4. Derisa te gjitha familjet pa perjashtim paguajne “taksen e aresimit ” bashke me faturen e ujit te gjithe nxenesit e aresimit te detyruar duhet ti marrin librat falas dhe shkollat puplike dhe shkollat jo publike nga klasa e pare deri ne te nenten .Cmimet ete gjithe librave jane rritur 40 % ,kur vlera librave qe jepen falas eshte me pak se 40 % Me ne tallen keta rilindasit .Na i marrin leket per librat me shume se dy fish dhe thone i keni falas Le qe na tmerruan femijet “mos i demtoni ,mos i zhgarrvisni se do i paguani ” Po ata femije filloreje jane ,librat jane gezimi i tyre , keta ja kthejne ne makthin e tyre

  5. Librat une e di qe i ndajne mesuesit neper shkolla qofshin keto falas apo me lek ,c’duan keta pidhat e kurvave qe bene show mediatik duke shperndare librat duke pozuar ne mes te femijve te cilet gjate gjithe vitit do jene nen trysnine e prinderve per mos demtimin e librave .C’jane keto propoganda boshe dhe mashtruese qe bejne keta monstra? Por keta jane lygetyra qe nuk i kane per gje genjeshtrat,premtimet,Qe nga shendetesia falas,legalizimi falas ,taksat qe nuk do ngriheshi te cilat jane me te lartra ne rajon ne proporcion me kushtet e sherbimit e shume e shume mashtrime te tjera .Dhe ky popull dele i ha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *