• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve, Parisi pret kampionët: luhet Francë-Holandë

Sport



“Stade de France” është gati për një mbrëmje të paharrueshme. Për herë të parë që nga Botërori i Rusisë kombëtarja e Dechamps kthehet të luajë në Paris përpara tifozëve të saj me rastin e ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Holandës (Grupi A, pushon Gjermania)

Përpara ndeshjes një festë e madhe dhe ceremonia për kampionët që do të parakalojnë me Kupën e Botës përpara publikut të shtëpisë. Muzikë, drita dhe reperi Vegedram do të këndojë për të gjithë “Ramanez la coupe a la maison”, këngë e shkruar për të shenjuar suksesin në Rusi.

Franca ka debutuar në Ligën e Kombeve me barazimin 0-0 me Gjermaninë, një rezultat i arritur mbi të gjitha falë pritjeve të Areola, konkurrenti i Buffon te PSG. Deschamps do të jetë përballë Holandës së Koeman: kombëtarja oranje duhet të ringrihet pas  periudhës më të errët të historisë së saj.

Do të jetë një mbrëmje festive, dhe me Lloris dhe Mandanda – të padisponueshëm – që do të marrin pjesë në sfilatë me kupën. Por është një ndeshje për t’u luajtur dhe fituar. Deschams e ka thënë qarftë: “Është ndeshja jonë e parë në Stade de France dhe ka motivacione ekstra, por kemi luajtur pak ditë më parë dhe mund të ketë ndryshime në formacion”. Kondicioni nuk është në maksimum, siç kanë shpjeguar shumë lojtarë, ende të lodhur edhe mentalisht pas aktivizimit intensiv në Botëror.

Deschamps do të konfirmojë Areola mes shtyllave dhe mund të hedhë titullar në krahun e majtë Mendy në vend të Hernandez. Në mesfushë me Pogba dhe Kanté hapësira për Tolisso, ndërsa përpara mund të jetë momenti i Dembélé nga minuta e parë.

Përballë do të jetë një Holandë që ka regjistruar lamtumirën e Snejider. Hera e fundit në Paris për portokallinjtë ishte e dhimbshme: 4-0 për Francën dhe mohimi i kualifikimit në Botëror. Trajneri Koeman do të dizenjojë 3-5-2 e tij tek i cili do të mbetet jashtë Strootman për t’i hapur vend të riut energjik të Ajax Frenkie de Jong.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *