• |
ide | kryesore

Meta takon Thaçin në Durrës dhe jep një mesazh

Lajme, Të fundit



Në kulmin e debatit për çështjen e kufijve dhe pas vizitës së Presidentit serb Aleksander Vuçiç, në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Durrës me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për një drekë punë, siç e përshkruan Kreu i Shtetit.

Meta ka publikuar një foto me Thaçin, duke shprehur kënaqësi për takimin, ndërsa thotë se rritja e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është prioritet i përbashkëk. Po kështu Presidenti i Republikës shprehet se në interes të këyre qëllimeve duhet të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për të garantuar njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme. ????



4 Comments

  1. A e degjuan keta 2 tocat se sa bukur i foli Vucic bashkombasve te tij ne Kosove???.Apo keta dine vetem te na zgerdhihen neper foto????

  2. Ajo qe çdit me popullin tone eshte qe tradhetaret e vendit jane zgjedhur te punojne kunder vendit ye ture dhe askish nuk i ndalon. Te gjithe mediat bejne anal – iza ne jerm dhe asnje nuk thote te verteten per tradhetaret e te gjithe kraheve politike.
    .E kane shitur vendin qe diten qe kane hyre ne politike. Kkk- ja vendit ka keshilltar bashkepuntorin me te ngushte te millosheviçit. Te gjithe e dine e asgje nuk bejne, duke vazhduar me thaçin breishe, meten ,bashen e gjthe tufen e langojve qe po ç’bejne shqiperine. Media rri ne lojen e tradhtise. E di qe nuk publikohet komenti, por nuk prishpune. E rendesishme te kuptoni se njerezve ju vjen te viellet, nga ju edhe politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *